Dorëzohet Gruevski. Vendos të largohet

Mediat maqedonase citojnë burime të larta partiake të pohojnë se VMRO-DPMNE do të shkojë në opozitë.

Sipas tyre, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkohet në opozitë e i ka kërkuar atyre që mbajnë poste shtetërore të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.

Njoftimi nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime pretendojnë se në mesin e mundësivë të diskutuara ka qenë edhe lidershipi i partisë, por janë përgënjeshtruar zërat për një largim të Gruevskit nga drejtimi i saj.

Një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i la dhjetë ditë kohë Presidentit të mandatojë kryeministrin para se këtë ta bëjë vetë Kuvendi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments