Andi Bushati bën thirrje për revolucion në Kavajë/ Bandat e Ramës luftohen me dhunë

Aktualitet

Andi Bushati është i mendimit se pushtetet banditeste duhet të luftohen me dhunë dhe se në Kavajë duhet të përdoren mjete të dhunshme. Bushati ishte i ftuar në një panel diskutimi bashkë me politikanë dhe analistë nga gazetari Ylli Rakipi në emisionin e tij të “Të paekspozuarit”. Ja si u shprehën ata:

Rakipi: Listat e kandidatëve për zgjedhjet më 18 qershor, ku figura të rëndëishme janë larguar nga PS, çmendim keni?

Bushati: Është simboli më i mirë që Partia Socialiste nuk është më parti, nuk është më as “rilindja” e 2013, është një garnizion që vendos një njëri, që heq dhe vendos kë të dojë, këto lista janë vendosur duke menduar se do shkojë në zgjedhje pa opozitën.

Lubonja: Ata zotërinjë kanë heshtur dhe kanë përfituar privilegje. Rama nuk qeveris as me ata as me këta, këta janë fasadë, ai vendos me oligarkinë e qeverisë dhe PPP, është instalimi që do mbajë atë në pushtet, ndërsa këta deputët janë fasada që marrin rrogën, por regjimi janë ata me të cilët Rama ndan paratë.

Image
Përsa i përkët zgjedhjeve në Kavajë analisët në studio kanë dhënë opinionet e tyre .

Mentor Nazarko: Mirë do të ishte që në paketën krizë që po diskutohet, mirë do ishte të diskutohej edhe cështja e Kavajës. Unë mendoj se do ketë zgjedhje, dhe do ketë dhe incidente.

Ben Blushi: Kavaja është një test, qeveria teston sesa mund të rezistoj presionit të PD dhe PD do testojë vetën e vetë, sesa vetë do i shkojnë në Kavajë, dhe unë urojë që PD; të ketë sukses, por mos të ketë dhunë dhe nëse shkon për të mbrojtur votën e lirë bënë shumë mirë PD. Këtu kemi test dhe ne, sepse mund të ketë panik, dhe mund të mos marrim shumë pjesë, dhe mund të bjerë pjesmarja me 20 %, është legale, por nuk është morale. Ky është testi për mua, dhe pastaj mund të shkojmë më 18 qershor, që mund të bjerë rënia e pjesmarrësve.

Andi Bushati: Në Kavajë nuk ka zgjedhje, ka votime, pasi nuk ka opozitë. Në Kavajë të përdoren mjete të dhunshme, unë kam qenë që pushtetet banditeske të luftohen më dhunë, ashtu si më 21 janar, pasi nuk ka mënyrë tjetër.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?