Aktualitet

Një tjetër grabitje me levë në kokë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Këtë herë grabitja ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Një tjetër grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Këtë herë grabitja ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Burime nga policia lokale thanë për SYRI.net se rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm është sulmuar me levë dhe më pas i janë marrë lekët një 46-vjeçari me inicialet A. P.

Sipas policisë, 46-vjeçari është goditur me levë në kokë sapo ka dalë nga lokali, loto dhe i janë marrë 1.5 milionë lekë të reja. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Burime nga policia thanë se kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur grabitja dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e saj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?