Aktualitet

Mimoza Hajdarmataj/ Nuk do ta lëmë në dorë të ramëve, rucëve dhe roshëve as Kavajën as Shqipërinë.

Të nderuar zonja e zotërinj, nëna e baballarë, të rinj e të reja!
Të nderuar kolegë!
Sot është dita e 76 e qëndresës. I numërojmë këto ditë sepse kjo është akti më heroik dhe i besimit më të madh te Liria, që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët qysh pas Lëvisjes së Dhjetorit ’90, me rrëzimin e komunizmit.
2 muaj e gjysëm përballje me arrogancën sfiduese të pushtetit dhe kryeministrit më arrogant që ka zaptuar vendin në këto 27 vite.
2 muaj e gjysëm rezistencë e fortë ndaj presionit të trafiqeve të drogës, krimit dhe sistemit të kapur nga oligarkët të cilët po përpiqen të vënë në rrezik edhe pluralizmin në Shqipëri, atë që u arrit me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve këtu e 27 vite më parë.
Pas asaj që gatoi në 4 vite nga karrikja e kryeministrit, Edi Rama ka filluar të shëtisë me cirkun e tij përsëri nëpër Shqipëri.
Ndaloi një ditë edhe në Kavajë.
U tha kavajsve se PD, Cadra jonë, do të ndalojë orën për Kavajën!!!
Cilën orë do të ndalojmë ne?
Orën e turpit kur Edi Rama u coi Roshin me 7 emra dhe po aq dosje kriminale në kurriz?
Orën e turpit, që edhe pse dekriminalizimi e hoqi Roshin por ai u coi sivllaun e tij si kandidat për tu talluar përsëri me ta?
Orën kur mbetën pa punë qindra kavajas, u varfëruan qindra familje e u mbyllën shumë qepenë biznesesh?
Apo orën kur shumë të rinj e të reja, të pashpresëhumbur nga vendi i tyre po enden edhe më të pashpresë dyerve të europës si azilant?
Poo, këto orë të liga të republikës së drogës, të krimit e të krizës do ti ndalojë vërtet Republika e Re.
Republika e Re do të kthejë edhe një herë orën e shpresës për shqiptarët dhe këtë do ta bëjë duke filluar nga Kavaja.
Kavaja është Djepi i Lirisë dhe Demokracisë.
Në Kavajë u ngritën për herë të parë burra dhe gra trime kundër diktaturës mizore.
Nga Kavaja Edi Rama ka vendosur ta fillojë shkatërrimin e pluralizmit, me zgjedhje fasadë dhe të diktuara nga krimi e droga.
Por ne, të gjithë bashkë me 7 Maj do ti japim përgjigjen që meritojnë pinjollët, atë përgjigje që kanë marrë etërit e tyre 27 vjet më parë.
Nuk do ta lëmë në dorë të ramëve, rucëve dhe roshëve as Kavajën as Shqipërinë.
Le ta fillojmë përsëri nga Kavaja me 7 Maj, me një rezistencë të madhe, kthesën dhe leksionin e fortë të demokracisë, njësoj si 27 vite më parë.
Sot nga kjo Cadër- shtëpi e gjithë shqiptarëve, si Studente e Dhjetorit, shpreh besimin e plotë se edhe kësaj radhe, si atëherë në Qytetin Studenti, të rinjt kavajas do të jenë të parët në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj.
Duke i bërë barrikadë kutive të votav që përfaqësojnë pushtetin e krimit dhe të drogës, ngrirjen e shpresës, dëshpërimin.
Një thirrje kam për ju të rinj e të reja.
Le të jetë secili prej jush një Shpirt i Lirë, një Azem Hajdari me 7 Maj.
Ta fitojmë këtë betëjë për zgjedhje të lira.
Tirana na i hapi dyert ne, bijëve e bijave nga gjithë Shqipëria, pjesmarrës në Lëvizjen e madhe të Dhjetorit ’90.
Kavaja na pret të gjithëve, në 7 Maj për kthesën e madhe.

Paci bekimin e Zotit të gjithë ju qëndrestarët e lirisë!

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?