Ka përfunduar takimi i Bashës me ambasadorët
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, me ambasadorët e vendeve të BE-së në vendin tonë.
Takimi, i kërkuar nga Basha, u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se arsyeja ka qenë informimi i ambasadorëve lidhur me takimin e djeshëm të Bashës me Ramën.
Dje kreu i opozitës u takua me kryeministrin Edi Rama në Presidencë, për zgjidhjen e krizës politike.
Edhe kryeministri Rama, pas takimit të djeshëm me Bashën, zhvilloi një takim me ambasadorët në Tiranë.
Pas kësaj, kreu i qeverisë, në një prononcim për gazetarët, nuk preferoi të bënte komente të shumta lidhur me takimin me Bashën, duke sqaruar se kanë rënë dakord që të mos flasin pasi bisedimet janë në proces.
Megjithatë, ai i qëndroi variantit të tij se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.
Ndërkohë, paraditen e sotme, Rama u takua edhe me ambasadorin amerikan Donald Lu. Ndërsa gjatë pasdites, kreu i qeverisë zhvilloi një tjetër takim me Lu.