Edhe deti i mbushur me drogë/ Për dy ditë gjenden 300 kg në breg

Aktualitet

Brenda dy ditëve policia tha se po gjen në det të hapur sasi të mëdha droge. Kështu, në bregdetin e Durrësit janë gjetur 74 pako me kanabis. Droga, e mbështjellë me celefon të tejdukshëm u gjet gjatë ditës së mërkurë në vendin e quajtur “Kepi i Palit”. Sipas policisë, pesha totale e saj është 115 kilogramë e 900 gramë.

Dy ditë më parë, po sipas njoftimit të policisë u gjet një sasi prej 152 kg drogë e llojit kanabis. Kjo sasi ishte në det të hapur pranë Kepit të Selitës në Kavajë. “ Droga ishte në 5 pako dhe gjate peshimit rezultoi 152.7 kg, e cila u sekuestrua tha policia, duke shtuar se po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.

Nëse më parë policia thoshte se ka konstatuar apo është vënë në ndjekje të skafeve të trafikantëve tani droga del vetë në det. Për asnjë nga rastet e sipërpërmendura nuk ka autorë të dyshuar, apo persona të ndaluar. /Opinion.al

droga-durres-576x1024 (1)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?