Sot në mbrëmje përplasja e madhe ‘Monaco-Juventus’

Sport

Monaco pret Juventusin e ngurtë në prapavijë, me një qëllim të qartë: hedhjen e një hapi drejt finales së dytë në historinë e tyre, në Champions. Përplasja vë dy ekipe kundërshtare, rininë dhe freskinë e Monakos, me një moshë mesatare 25.3 vjeç, kundër përvojës së “Zonjës së Vjetër” (28.2 vjeç). Monaco, një finaliste e Champions-it në vitin 2004, është ekipi i tretë më i lartë për golat e shënuar në Europë (95 gola në 34 ndeshje), ndërsa Juventusi një nga më të fortët në mbrojtje, me vetëm dy gola të pësuar në dhjetë ndeshje të Champions-it, këtë sezon. Të dyja ekipet rivihen përballë pas eliminimit të “monegasque” dy sezone më parë, në çerekfinale të Champions-it.
Më përpara, Monaco dhe Juventus ishin përballur në gjysmëfinale të tjera, të vitit 1998, të cilat nxorën fitimtare palën italiane. Për vendësit do të mungojë “lateral”-i Djibril Sidibe, i cili po shërohet nga apendiksi, si dhe mesfushori i qendërzuar, Bakayoko, i cili theu hundën në trajnim. Juventusi, dy herë kampion i Europës, do të vuajë pezullimin e Khedira. Trajneri Jardim pritet të luajë me një 4-4-2, ku të përfshijë pika të tilla referuese si Thomas Lemar, Bernardo Silva, Fabinho, Falcao dhe Mbappé. Ky I fundit, edhe pse është vetëm 18 vjeç, ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje.
Massimiliano Allegri do të kërkojë të konfirmojë traditën pozitive kundër Monaco dhe për këtë qëllim, do t’i besojë  modulit taktik të përdorur kundër Portos në raundin e dytë dhe Barçës, në çerekfinale. Veterani i portës është Buffon, para të cilit do të rreshtohet mbrojtja e përbërë nga Chiellini, Bonucci, Alex Sandro dhe Dani Alves. Mesfusha do të ketë nga krahët Dybala dhe Mandzukic. Higuain do të jetë i vetmi sulmues i ekipit italian dhe do të kërkojë për të thyer një thatësirë europiane shënimi, që zgjat nga 7 dhjetori, kur realizoi gol kundër Dinamo Zagreb, në ditën e fundit të fazës së grupeve./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?