Berisha/ Rama nuk do zgjidhje politike

Aktualitet

Sali Berisha zbulon të tjera detaje nga takimi i sotëm në Presidencë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Berisha pasi është informuar mbi faktin se nuk u arrit një marrëveshje në takim, shkruan se “Edi Rama nuk e lëshon karrigen dhe se ai nuk do një zgjidhje politike të krizës”.

Ja Statusi i plotë i Berishës në facebook:

Karrigia e Norieges se Shqiperise, Edi Rames, po shtyn vendin drejt humneres!
Ne vend te nje zgjidhje politike, zgjedh mbrojtjen me cdo çmim te karriges se tij!

Te dashur miq, Noriega i Shqiperise pranon cdo gje tjeter por jo nje kryeminister teknik sepse nuk i njeh vetes asnje pergjegjesi per Narko-Republiken qe ndertoi.

Ne kater vite ai nuk iu tregon dot shqiptareve nje veper publike, rruge, shkolle, spital, ujesjelles, kanalizim apo premtim te mbajtur por vetem narko- polici, narko-deputete, narko-pushtetare, narko-fermere, ara te pafundme kanabisi, tunele, magazina shteterore me kanabis dhe laboratore nder me te sofistikuarit per drogen dhe, njelloj si Noriega, banken e tij per larjen e parave te droges!

Narko-Republika eshte mjedisi qe vret voten e lire te shqiptareve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit te Edi Rames.

Ai nuk ndjen asnje pergjegjesi per lirimin nga burgjet per qellime elektorale te vrasesve serial, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit.

Vetem ne administrate shteterore ai ka sot mbi 400 vete me rekorde kriminale dhe ne grupin parlamentar zevendesoi nje grup vrasesish e trafikantesh me nje grup tjeter, po te markes se tyre. Krimi dhe vetem krimi eshte garantuesi kryesor i pushtetit te tij dhe vrasjen e votes se lire. Ai per karrigen e tij ka shnderruar te gjithe rrogtaret e administrates, ushtrise, policise, gardes, ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te partise shtet!

Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai per karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrembeje voten dhe te ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhe Noriegen e Shqiperise ne vendin qe ai meriton! sb

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?