Basha takon aleatët pas takimit me Ramën

Aktualitet

Lulzim Basha u drejtuar për tek “ABA Center” pasi përfundoi takimin në Presidencë me Edi Ramën. Opinion.al mësoi se Basha është duke u takuar me krerët e partive aleate që kanë mbështetur kauzën e PD për zgjedhje të ndershme me qeveri teknike.  Siç kemi raportuar edhe më herët nga takimi nuk ka patur marrëveshje por duket se palët i kanë lënë mundësi njëri-tjetrit për ti vazhduar negociatat. E vetmja deklaratë zyrtare është ajo e Presidentit i cili tha: “Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?