Rama refuzon takimin me Bashën të thirrur nga Nishani

Mediat pranë qeverisë raportojnë se Kryeministri Edi Rama nuk pranon që të takohet ditën e nesërme me Lulzim Bashën në tryezën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për të zgjidhur krizën politike.

Sipas këtyre mediave, Kryeministrin kërkon që takimi trepalësh Nishani-Rama-Basha të zhvillohet sonte pasi sipas tij nesër fillon fushata elektorale.

“Opozita të vijë sot në negociata. Gjejmë sonte ose nesër unë dal në fushatë”, është shprehur Edi Rama.

Syri.net raportoi më herët se takimi mes Nishanit, Ramës e Bashës do të zhvillohet nesër paradite në Presidencë. /SYRI.net/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments