Petro Koçi ‘braktis’ Ramën/ Nuk u regjistrova për arsye te taktikës elektorale.

Aktualitet

Petro Koçi, një ndër aleatet e Rames, nuk do të regjistrohet në KQZ per zgjedhjet e 18 qershorit. Arsyet pse e detyruan kreun e PSV91, ai i shpjegon në nje deklaratë për mediat.

DEKLARATE PER SHTYP
1. PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale.
2. Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise te se drejtes se propozimit te kryeministrit.
3. Pra kur subjektet rrregjistrohen secila vetmas atehere vota duhet te perqendrohet tek subjekti kryesor qe te fitohet e drejta e kryeministrimit.
4. Nisur nga kjo logjike cdo vote per PSV 91 do te perqendrohet te PSSH.
5. Nese ne 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore atehere do te duheshin sa me shume subjekte politike ne krah te PS per te ushqyer fitoren e sigurt te zgjedhjeve.
6. E gjithe kjo ka kuptim duke llogaritur qe PD do te mund te behet pjese e procesit dhe te heqe dore nga veteperjashtimi.
7. Falenderoj kryesuesit e listave me kandidate per deputete te PSV 91 ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce etj per potencialin, gadishmerine, punen pergatitese, bashkepunimin dhe mirekuptimin e deshmuar.

 

sprint.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?