Nga Arian Galdini/ T’ju them si e mendoj unë krizën
Kur them une, kam parasysh vetem veten time si Arian Galdini e askend e asgje tjeter.
1. Per here te pare ne jeten time politike dhe publike une nuk e dua zgjidhjen e kesaj krize.
2. Une realisht i besoj parimit amerikan se duhet te behet me keq qe te behet me mire.
Pse?
Njoh mire krizen ne Maqedoni. Besoj se e njoh shume shume mire ate krize ne fakt. E kam paralajmeruar se do zgjidhet e sesi do te zgjidhet. E ashtu ndodhi e po ndodh.
Kam qene e jam ne nje frekuence me SHBA. Sfida ka qene e tille, qe une deklarimet e mia i kam bere gjithmone shume kohe me pare se te ndkdnnjn gjerat apo me pare se te kishte deklarata zyrtare nga SHBA. Keni dhjetra shkrime, deklarata e publikime te miat ne media, tv e facebook per tiu referuar kesaj qe po them.
Kriza ne Shqiperi ka natyre tjeter.
Po nuk u be me keq, nuk ka per tu bere dot me mire.
Cdo zgjidhje e detyruar, sponsorizuar, trysnuar, apo manifakturuar, pa perballje e pa plotesimin e 2 kerkesave te Opozites per Qeveri Teknike dhe per Votime Elektronike, do te kapsulonte konfliktin e majisur, por nuk do te mbyllte ciklin e se keqes…
Kaq po them sot.
Per hir te stabilitetit, ne kete vend jane bere shume marreveshje qe kane cikluar e ricikluar te ligjte…
Kush do stabilitetin e Tryezave te Mbyllura, le ti gezohet te ligjve….
Une per vete nuk jetoj nga politika e nuk do jetoj kurre nga politika… Nuk do vdes, as do deshperohem, nuk do merzitem e as perdellehem…
Ju qe doni zgjidhje ti gezoni zgjidhjet nga Tryezat e Mbyllura te te ligjve…
Une do ti gezohem vetem perballjes…
Ka nje kohe per paqe, e nje kohe per perballje…
Ky eshte momenti i perballjes, sipas meje.
Pike.