Hartuesi i alencës së Qelbësirave/ Zgjedhjet pa opozitë nuk janë hata
Në një shkrim të tijin në gazetën “Mapo” Mustafa Nano thekson se për një kohë të gjatë ai ka menduar se zgjedhjet nuk mund të bëhen pa opozitën. Por tani kur gongu për fillimin e tyre po bie ai thotës e nuk është një hata që opozita të lihet jashtë. Dhe pasi rendit 7 arsye se pse Basha e ka fallco kauzen e çadrës Nano arrin në përfundimin: “Të gjithë ne, qysh nga fillimi, kemi përcjellë idenë se zgjedhjet pa opozitën janë pa kuptim, e prandaj janë një opsion i pamendueshëm. Dhe mirë kemi bërë. Por tani është koha që të heqim dorë nga këto poza “demokratike”. Pasi Basha ka dalë zbuluar me planet e tij, pasi kemi parë që ai është futur në çadër me objektivin e vetëm për të mos dalë prej saj, është koha të themi që zgjedhjet pa opozitën nuk janë ndonjë hata, që ato mund të bëhen, që ato duhet të bëhen. Do të ishte një hata nëse do të ishim në rrethanat që opozitës nuk do t’i njihej e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. Por nuk është e tillë në rrethanat që opozita vetë refuzon të marrë pjesë”.