Aktualitet

Nga Mimoza Hajdarmataj/ Ballafaqimi për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrë në peshoren e Lirisë, pikërisht aty, në Cadër, në shesh !!!

Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mencuri por me heshtje, i takojmë cdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Cadra e qytetarëve, Çadra Lirisë.

Cdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeministër, vlen shumë më shumë se cdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në tv apo statuse në fb.
Prandaj besoj edhe më shumë (në ditën e 73 por kaq të shumtë në numër e në shpresë) në kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që të kemi një parlament të lirë dhe qeveri kombëtare e jo klanore.
Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. Sheshi i Lirisë, Çadra është vendi I rezistencës dhe i qëndrestarëve të vertetë.

Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet.
Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta.

#NgrihemiBashke
#ZgjedhjeTeLira

 Fotografia e Mimoza Hajdarmataj
Fotografia e Edison Tefik Çelo
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?