Vajza e Metës: Po me LSI-në çfarë do të bëhet?

Aktualitet

Ditën e votimit te Metës si President ishte bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila duke paksa e habitur kur tha se: “Akoma nuk e kam uruar (Metën) sepse nuk jam shumë e kthjellët për çfarë sapo ndodhi”.

Më pas ishte vetë Meta i cili u pa jo shumë i gezuar për votimin e tij si President, ai deklaroi se “Unë nuk jam i lumtur, por jam i nderuar”.

So Meta ka treguar se si e ka pritur vajza e tij e vogël, edhe ajo është shprehur e habitur dhe shqetësimi i saj ka qenë se çfarë do të ndodhte me LSI-në.

‘’Era vajza ime e vogël ishte në një dasëm në Amerikë dhe nuk dinte gjë për kandidaturën time për President. Kur kishte ardhur në Europë dhe kishte hapur telefonin kishte parë që i kishin mbërritur disa mesazhe nga miqtë e saj.

Pas kësaj kishte marrë në telefon Elonën ndihmësen time dhe e kishtre pyetur. Kur Elona e kishte lajmëruar që do kandidoja për President. Pas kësaj ajo e kishte pyetur: Lëre moj Presidencën po me LSI-në çdo bëhet?’’, u shpreh

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?