Namik Dokle: Ai që do jetë në vendim tim vetëm hajdut pulash mos jetë

Aktualitet

Namik Dokle nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dokle thotë se pas 27 vitesh deputet, në vendin e tij do të ulet një deputet i ri. E fill pas kësaj vjen edhe një batutë, “Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!”.

Një ditë më parë, Partia Socialiste, bëri të ditur emrat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit, mirëpo ajo që bie në sy është se në listën e emrave nuk janë përfshirë shumë figura kryesore të kësaj force politike.

Ja statusi i z Dokle në profilin e tij në Facebook:

27 VJET…

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilido qoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron…

MIRENJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.

ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.

NDJESE për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë.

PERULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë… shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.
FALJE për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”!
Dhe… përqafime për ju miqtë e fejsbukut!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?