Aktualitet

Çmëndet portali i Ramës. Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë të Krimesë për të destabilizuar vendin

Portali prane qeverise’ Pamfleti’ ka kohe qe ka filluat te ‘rrjedhi’ nga trute, por kesaj here ka kaluar çdo kufi te imagjinates.

Ja se çfare shkruan ne nje editorial te sajin ne lidhje me destabilizmin qe Basha po pregatit i ndihmuar nga forcat speciale ruse. Inskenime te tilla dhe ëndrra me armiq, as enver hoxha nuk guxoi te shikonte.

Ndiqni dhe lexoni paçavuren alla Gjergj Zefi:

Rusët e Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga shtabi qëndror i forcave të sigurisë dhe të shërbimit sekret të Rusisë janë marrë nga ana e Lulzim Bashës si ekspertë për organizimin e protestave dhe mosbindjes civile.

Burime të besueshme në kupolën më të lartë të PD bëjnë me dije se ka afro një muaj që një kontigjent prej 23 ish ushtarakësh rusë, pjestarë të forcave speciale, të sprovuar në beteja të tilla destabilizuese, e kanë bërë në Ukrainë, në Malin e Zi, në Maqedoni ku gjendet dhe kontigjenti më i madh i tyre, janë thirrur nën pagesa të majme nga ana e kreut të PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha për të destabilizuar situatën në Shqipëri vetëm një muaj e pak para zgjedhjeve.

Këta ish ushtarakë janë akomoduar në periferi të Tiranës dhe zakonisht nuk kanë ndonjë lidhje me grupet e tjera të vendosur në Shqipëri.

Ka qënë i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur Lulzim Basha bëri një deklaratë të papritur. E cila ndoshta dhe i ka shpëtuar dhe që do ta qajë për tërë jetën pasi dekonspiroi një trupë të tillë destabilizuese të ardhur nga Rusia.

“Ekspertë ndërkombëtare me eksperiencë në organizimin e mosbindjeve civile në vende të ndryshme, si Ukraina janë duke na ndihmuar në organizimin e protestave dhe mosbindjes civile që nis javën e ardhshme”, deklaroi Lulzim Basha në sytë e shqiptarëve që ndiqnin këtë emision.

E tha publikisht, ndërkohë që nuk përmendi emra se cilët janë këta ekspertë, por thjesht paralelja me Ukrainën, një vend ku protestat paqësore përshkallëzuan në luftë civile është shumë shqetësuese. Pasi me dhjetëra mijëra ukrainas kanë vdekur dhe të paktën dy milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, për shkak të konfliktit që nisi në vitin 2014, pas përballjes mes protestuesve pro-perëndimorë dhe forcave pro-ruse të ish-presidentit Janukoviç.

Një ngjashmëri perfekte dhe me Shqipërinë, ku forcat pro-perëndimore të Edi Ramës po tentojnë të çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE dhe pastrimit të drejtësisë e politikës nga elementët e inkriminuar. Por që kanë hasur rezistencë nga forcat anti-perëndimore të Berisha-Basha, tepër të orientuar nga Rusia. Jo pa qëllim Perëndimorët në Shqipëri janë vënë kundër PD, lidershipit të saj që po përpiqen të destabilizojnë vendin. Dhe ashtu si në Shqipëri, protestat që degjeneruan në luftë filluan pikërisht me mosbindje civile, me mbajtjen e sheshit kryesor të Kievit të pushtuar për disa ditë dhe më pas, vrasja e disa protestuesve bëri që revolta të pushtonte të gjithë vendin. Punësimi i atyre ekspertëve që kanë kontribuar për krijimin e kësaj kasaphane dhe shkatërrimi në Ukrainë është një akt i paprecedent, që në mënyrë të ligjshme rrit frikën për tentim të një skenari destabiliteti nga ana e PD, një skenar i ngjashëm me atë të vitit 1997. Ku atë kohë dhe më pas në grushtin e dështuar të shtetit, ishin thirrur nga Berisha trupat serbe për të destabilizuar vendin.

Pikërisht këta trupa speciale-ish-ushtarakë të dalë në rezervë para kohe, të ardhura nga Rusia po përgatisin mosbindjen civile të Bashës, mosbindje nëse do të ishte e thjeshtë e tillë nuk ka shumë nevojë për një trajnim të specializuar, pasi blloko rrugët, mos paguaj taksat etj dhe realizohet. Eshtë standarde. Por ata po përgatisin destabilitetin dhe luftën civile në Shqipëri për të hapur një front tjetër krize, pas asaj në Maqedoni. Pasi në Malin e Zi dështuan pas ndërhyrjes së fortë të forcave të sigurisë malazeze dhe gatishmërisë për të ndërhyrë dhe të ushtrisë, që të heq skalpin aty.

Deklarata e Bashës shpjegon dhe paralajmërimin e ambasadorit rus Karpushin në Tiranë që nën “alarmin” e kërcënimit nga persona të panjohur, kërkoi forca shtesë të sigurisë, antiterror dhe inteligjente për ta mbrojtur. Me sa duket gjithë problemi ishte legalizimi i kësaj trupe prej 23 specialësh rusë në Shqipëri. Por duke qënë se Basha është jashtë kontrollit, mbrëmë ai shkau dhe tregoi nga i kishte marrë organizatorët e destabilizimit të vendit, duke dekonspiruar dhe ambasadorin rus me të cilin Basha dhe Berisha kanë kontakte të përditshme.

Kjo bëri që një javë pas këtij lajmi në media, ambasadori Karpushin të përgënjeshtronte faktin që ishte kërcënuar dhe kishte kërkuar trupa shtesë. Por kjo nuk ka shumë rëndësi për lëvizjen e lirë të tyre apo lejen nga organet ligjzbatuese shqiptare. Pasi për këta 23 specialët-spiunë rusë në ndihmë të Bashës nga 1 maji deri më 15 shtator nuk ka pse kërkohet vizë. Në bazë të marrëveshjes Shqipëri-Rusi në këtë periudhë që përkon me sezonin turistik sistemi i vizave mes Rusisë dhe Shqipërisë është hequr dhe lëvizet lirisht mes dy vendeve. Basha pa dashje ka treguar gjithë skenarin rus të destabilizimit të Shqipërisë, pas destabilizimit të Maqedonisë.

Ende nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me lëvizjen e Shërbimit Informativ Shtetëror Shqiptar të Visho Ajazi Likës, nëse janë informuar organet liugjzbatuese apo organet eprore të tyre, Presidenti dhe Kryeministri.

Ndërkohë që nuk dihet nëse policia apo dhe shërbimet e tjera inteligjente kanë ndonjë informacion apo “flenë” gjumë. Por nga ana tjetër, pas kësaj deklarate Basha sfidon ligjin, pasi neni 211 i Kodit Penal, sanksion se provokimi i luftës apo punësimi i agjentëve të huaj për të provokuar trazira dënohet deri në 15 vjet heqje lirie./Pamfleti.com

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?