Nga Artur Zheji: Zgjidhet Presidenti. Fytyra e hutuar e Ramës dhe fytyra e tendosur e Metës

Aktualitet

Kryeministri ishte i hutuar dhe u ngatërrua sepse s’kishte votuar asnjëherë për një President, si edhe tha nëpër dhëmbë derisa komunikonte me sekretarinë e Musa Ulqinit dhe Vangjel Tavos.

Kishte një fytyrë dukshëm të parelaksuar dhe të hutuar, për të mos thënë të vrerosur… Apo si një politikan që ka dhënë një “kapar” politik të rëndësishëm, në këtë rast votat e plota që ai komandon, për Ilir Metën, presidentin e 7 të “demokracisë” shqiptare. Por edhe Ilir Meta, pasi doli në foltore, nuk është se kishte ndonjë fytyrë të lumtur, por nuk mund të thuhet as edhe të trishtuar, por thjesht të tendosur, ose ndoshta me një gëzim të fshehur. Zgjedhja e Metës President, kapi në befasi shumëkënd, por Marrëveshjen Presidenciale e kishte bërë të qartë, pas Darkës së Peshkut te Pazari i Ri, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të cilën deklaratë, palët, në një formë ose tjetër e përgënjeshtruan mjeshtërisht, duke ruajtur deri 24 ore më parë “sekretin”.

Sekretin për ata që nuk donin të besonin se Rama dhe Meta, do të donin dhe do të mundnin të ecnin përpara bashkërisht. Gjithësesi, gjykuar nga deklarata e nxehtë e Berishës fill pas votimit dhe nga intervista e tij 48 orë më parë kësaj procedure, duket se lideri shpirtëror i PD, është i kënaqur me Metën, President. Duket se vetë zgjedhja e Metës si President, është jo vetëm zbatim i Marrëveshjes politike, 4 vite më parë, Rama-Meta, por edhe një formulë zbutje i radikalizmit të Ramës, në drejtim të kapjes së të gjitha pushteteve.

Por Udhëkryqi i vërtetë, do të jetë raporti i mëpastajmë me Opozitën dhe Zgjedhjet e Qershorit, që po afrohen me shpejtësi. Dhe kjo është një Çështje e madhe, që ngelet pezull pamvarsisht Presidentit të ri, që Kuvendi e zgjodhi bindshëm nga ana e numurave, por Zgjedhjet politike mbeten të kërcënuara. /360grade.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?