Bylykbashi/ Çdo afat për regjistrimin e partive gjatë ditës së sotme ka përfunduar.

Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur pak minutë më parë nga selia e Komisionit të Zgjedhjeve duke thënë se çdo afat për rregjistrimin e partive gjatë ditës së sotme ka përfunduar dhe nëse sot do të ketë rregjistirme listash atëherë kjo do të jetë e paligjshme.

“Ka skaduar afati i regjistrimit të listaver. Kodi zgjedhor është i qartë. Listat e kandidatëve regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve dhe kjo është e përcaktuar. Çdo rregjistrim gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm.

KQZ nuk ka mundësi të resgjistrojë listat dhe nëse e bën do të shkelë ligji. Nëse e bën do jetë në vendim të njëanshëm. E vetmja mënyrë që shqiptarët të votojnë në kushte të lira dhe të ndershme është një marrëveshje politike e gjerë dhe jo të votojnë me këto kushte që propozon kjo maxhorancë”, ka thënë Bylykbashi në fjalën e tij para mediave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?