Baba Taku me valixhen e zezë në dorë, sërish kandidat për deputet
Spartak Braho nuk merret vesh se me ke parti është. Jetën politike e bën tek LSI, kurse votat i merr nga PS. Edhe kesaj here ai ka vendosur që të regjistrohet në listat e PS-së.
Ai sapo ka plotësuar të gjithë dokumentacionin dhe është regjistruar në KQZ si pjesë e PS-së. Braho do të kandidojë në Tiranë.
Të njëjtën gjë Braho e bëri edhe në vitin 2013, duke kandiduar si deputet i PS-së në listat e Durrësit. Duket se futja e Brahos në listat e PS-së është si siguresa e koalicionit të majtë.
Total 0 Votes
0
0