PDIU: Qëndrimet e ambasadorit të OSBE për zgjedhjet, kinezërira

Aktualitet

Mesila Doda tha pas takimit të partive të vogla me ambasadorët se kishte debatuar me diplomatin e OSBE-së në Shqipëri, sipas të cilit, tha Doda mos pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje do të jetë vetëm një fjali në raportin e ODIHR. Sipas deputetes, kinezërira të tilla nuk kanë më vend në Shqipëri.

Doda: Anëtarët e opozitës ngritën shqetësimet e tyre dhe më pas unë pata një bisedë jo shumë miqësore me ambasadorin e OSBE, i cili ka deklaruar se mos pjesëmarrje e opozitës do të jetë një problem, por do të jetë një fjali në raportin e OSBE/ODIHR, ndërsa ndryshimi i Kodit dhe kërkesa për të dhënë më shumë transparencë, administrim dhe numërim i të gjitha partive parlamentare në zgjedhje, ky po do të ishte një problem shumë i madh dhe ODIHR këtë nuk do ta lejonte.

Kinezërira të tilla mendoj se nuk e ndihmojnë procesin dhe na përjashtojnë edhe ne të tjerëve nga ky proces. Ose të gjithë palët do të jenë kontrollues të sistemit, ose këta zotërinj që marrin rrogën këtu në Shqipëri do të duhet të kuptojnë shumë mirë se ky vend nuk mund të kthehet dot më diktaturë dhe të mos punojnë në vendosjen e autoritarizmit dhe diktaturës në këtë vend. Këtë nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?