Këshilli Evropian reagon fort: Gruevski zhduku nga politika!

Këshilli Europian nëpërmjet Sekretarit te Përgjithshëm, Torbjorn Jagland, ka bërë thirrje për qetësim të tensioneve në Maqedoni dhe për përmbajtje nga dhuna.

“Bëjmë thirrje  të gjitha palëve, të qetësojnë tensionet dhe të mos përdoret forcë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Torbjorn Jagland.

Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend”.

“Më lejoni të jem i qartë: Edhe pse jeni partia më e madhe, duhet të dënojmë të gjithë dhunën e ushtruar në Kuvend e cila është e pa pranueshme. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, ju lutem mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zotëri Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe ju iki prej dore pushteti. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, shkruan Vanhoutte.

Vanhoutte më tej porositë Gruevskin se ai duhet të zhduket nga skena politike dhe të pranojë humbjen e tij. Ai konsideron se qytetarët që tani duhet të zgjohen të lirë dhe të mos mendojnë për frikë dhe presione.

“Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthyer demokracinë në vend.  Ju, zotëri Gruevski, duhet të pranoni humbjen dhe të lëshoni skenën politike. Qytetarët e Maqedonisë duhet që të mësohen që të zgjohen në mëngjes me demokraci, i liruar nga presionet dhe nga frika.” përfundon Vanhoutte.

Eurodeputetja kroate Marijana Petir në deklaratë për MIA-n e dënoi dhunë deri te e cila erdhi mbrëmë në Parlament, por theksoi edhe se nuk mbështet dhunë politike e cila rezultoi në dhunë fizike.

“Jam shumë e dëshpëruar për shkak të ngjarjeve të ngjarjeve të mbrëmshme në Maqedoni. Dhunë askund dhe për asgjë nuk guxon të jetë përgjigje. Populli i Maqedonisë më shumë vlen  nga ajo dhe meriton më shumë. Pikërisht siç jam kundër dhunës fizike, nuk mbështes as dhunë politike e cila rezultoi në dhunë fizike”, deklaroi Petir.

Sipas saj, në vende demokratike siç është Maqedonia qeveri nuk mund të zgjidhet në mënyrë kundërkushtuese, siç mbrëmë, siç tha, vendosën ta bëjnë disa parti. “Shtetet sovrane, siç është Maqedonia, për politikën e saj unitare duhet të vendosin vetë dhe nuk u nevojitet tutorim nga jashtë as burrështetas dhe diplomatë të huaj të cilët përzihen në punët politike të vendeve”, thotë Piter./Zhurnal/

 

 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments