Debate në Komisionin e Ekonomisë midis Erjon Braçes e deputetit të LSI-së

Ekonomi

Propozimi i LSI në Komisionin Ekonomisë për rritjen e taksës së rentës minerare me 10% dhe kalimin e saj në buxhetin e pushtetit vendor, shkaktoi debate dje mes deputetëve të PS-se dhe atyre te LSI-se.

Përparim Spahiu, LSI: Do t’ju japim ca para bashkive më tepër nga renta e asaj pasurie që marrim dhe them që janë të gjitha mundësitë të shkojmë në 10% të rentës.

Në kundërpërgjigje ministri i financave Ahmetaj u shpreh se çdo shtesë financimi që i bëhet bashkive ul buxhetin e qeverisë.

Ahmetaj: Mos harroni që çdo shtesë që i shtohet pushteti vendor, i ulet pushteti  qendror.

Spahiu: Nëse shtohet diku, do ulet diku. Pse duhet të na shqetësojë nëse i çojmë më shumë para Fierit.

Ahmetaj: Po nuk ju shqetësojë ju konsolidimi fiskal, shqetëson qytetarët dhe qeverinë e mazhorancës që ju përfaqësoni dhe unë si ministër i Financave që kam për detyrë të ulë borxhit.

I ashpër në qëndrimin e tij ishte kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë Erion Braçe i cili pohoi se pasuria kombëtare nuk mund të jetë lokale.

Braçe: Renta minerare është një shpikje e ish-ministrit të Financave për të kompensuar darovitjen e Tatimit mbi Fitimin përmes këtyre favoreve në kontrata që janë në Shqipëri prej 20 vitesh. Ky është problemi. Këtë nuk arrij ta kuptoj fare. Po të doni votojeni, po të doni mos e votoni. Shqip!

Në fund komisioni miratoi me shumicë votash projektiligjin pa përfshirë propozimin e LSI.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?