Aktualitet

Shkarkohet mësuesja e Kavajës që u bënte thirrje nxënësve të merrnin pjesë në takimin me Ramën

Elona Bizhdili, është shkarkuar nga detyra e saj sot me urdhër të ministres së Arsimit Lindita Nikolli, pasi është filmuar nga nxënësit e saj kur i ka njoftuar në orën e mësimit të marrin pjesë në takimin me kryeministrin në Kavajë.

Lajmin e ka bërë ditur vetë Kryeministri Edi Rama në Kuvend, duke e e përdorur rastin e mësueses si shembull se është i vendosur për të bërë shtet dhe nuk do të lejojë që politika të ndërhyjë në shkolla

Image“Sapo më ka informuar ministrja e Arsimit, – tha Rama, – se është publikuar një video ku mësuesja thotë se do të shkonim në një takim në Kavajë.

Ministrja e ka shkarkuar menjëhërë atë mësuese dhe unë e them edhe njëherë sot: Çdo mësues e mësues ka të drejtën të angazhohet me cilindë forcë politike, të flasë me këdo, por jo brenda shkollës ku është në shkelje flagrante të etikës së shkollës që ne duam

Ne kemi pasur plot video, plot fotografi të ardhura nga njerëz për mësues dhe nxënës në çadër dhe nuk ka një dëshmi të vetme që t’u ketë hyrë një gjemb në këmbë. Pse? Sepse për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë se shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti, garanti i të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve dhe se ata janë të lirë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qenë as të kërcënuar, as të sugjeruar të marrin pjesë në aktivitete politike ashtu sikur jashtë mureve janë të lirë të bëjnë atë që duan.

Nëse më tregon mësues që bëjnë politikë në klasë, do të dalin nga sistemi! Nëse angazhohen jashtë mureve të shkollës, unë  vetë do t’i mbështetës nëse janë mbështetësit tanë.

Ndryshe, tjetër themi e tjetër bëjmë dhe nuk është PS, nuk është kjo qeveri qb e bën këtë, por që po lufton për të bërë shtet serioz. Është një thirrje kjo edhe për të gjtihë deputetët dhe aktivistët tanë që të funksionojnë me këtë frymë.  “tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?