Ruçi kërcënon Metën: Ju pritem boll. Të zgjidhet presidenti i Shqipërisë ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Aktualitet

Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Ilir Meta që të zgjidhjet presidenti i Shqipërisë ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Gjatë fjalës së tij, Ruçi i bëri të ditur bashkëkryetarit të koalicionit se PS-ja i ka 71 votat për të zgjedhur Presidentin në mënyrë të njëanshme edhe pse bashkarisht, mazhoranca i dogji të 3 raundet e zgjedhjes së Presidentit me 84 vota.

Ja se çfarë tha sot Gramoz Ruçi në parlament.

Dakord, sot, edhe pse i kemi votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, dhamë gjithë kohën e nevojshme që kundërshtarët tanë politikë të jepnin një kandidaturë të pranueshme edhe ne nga ne.

Ju prisnit që ne të jepnim dakordësinë tonë që ne t’i drejtoheshim Partive Popullore Evropiane që nuk kanë qenë shumë dashamirëse dhe ne ramë dakord me ju.

Ju prisnit që ne të jepnim dakordësinë tonë që ne t’i drejtoheshim Partive Popullore Evropiane që nuk kanë qenë shumë dashamire dhe ne ramë dakord me ju për t’u dërguar ftesën edhe ata dërguan një zotëri shumë të nderuar që u prezantua me një status të trefishtë:

Si Zv.President i PPE, si Kryetar i Komisionit të Jashtëm edhe si përfaqësues i Kabinetit të Merkelit. Ai erdhi me një tjetër eurodeputet dhe ju jeni dëshmitar okular që ne Kryetar ramë dakord me platformën e paraqitur prej jush.

Neve na kërkuan që të thellohemi jashtë logjike normale, kushtetuese, ligjore, demokratike dhe njerëzore.

Ne sigurisht që i duam Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, pasi ne shqiptarë siç thoshim unë dhe Saliu, e kemi si fener ndriçues për ligjin, respektin që kanë për të drejtat e njeriut dhe ligjin. Por na habit që kur gjermanët vijnë në Shqipëri bëhen si ne dhe na kërkojnë gjëra që në vendin e tyre, politikanët as nuk i imagjinojnë. Na kërkuan që të shtyjmë zgjedhjet, na kërkuam të prekim qeverinë, pa asnjë argument, vetëm për të pushuar të qarat e familjes që bërtet që do edhe penalti, edhe topin, edhe portën bosh!

Kryetari ynë dha të kuptohet që jemi dakord me kushtin që të votohet Vettingu dhe pas 5 minutash mësuam se z. Basha më para iku se erdhi në pallatin e Brigadave. Z. Meta, çfarë po ndodh kështu? Imagjino sikur ne socialistët të silleshim kështu me ligjin dhe Berisha të na lutej aman o PS dhe LSI se ne nuk bëjmë dot pa ju! Askush nuk e imagjinon dot këtë!

Ju, z. Kryetar keni 3 vite e ca këtu dhe Saliu ka në dispozicion kohë tre herë më shumë.

Mendoni për një çast që në 4 vjet ne kërkuam vetëm një gjë, që opozita të bënte vetëm replikë me Kryeministrin, por Jozefina nuk na lejoi, por e futi në rregulloi në paketën e ligjshme të famshme gjasme për të siguruar ftesën e BE.

Po ju pyes z. Kryetar a ka kuptim që 1 milionë njerëz që na votuan për të qeverisur sesi na merr peng një çadër? Përgjigja jonë është vetëm një: Dialogu ka mbaruar dhe ne duhet të zgjedhim presidentin e vendit që ia kanë dhënë të drejtën një milion votues.

Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona dhe i kemi 71 vota edhe pa LSI për ta zgjedhur presidentin, por unë shpresoj të mos na detyroni as e marrin përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike, sepse PS nuk dëshiron ta zgjidhë me forcën e numrave këtë. Ne kemi thënë gjithmonë që do të zgjedhim Presidentin e Republikës dhe jo fondacionit “Qemal Stafa” ndaj ju takon juve z. Kryetar që jeni vendosur mbi palët dhe ju kemi si interlokutor dhe kemi mbajtur nga ana tjetër. Ndaj ju kërkoj të reflektoni për të mos e mbyllni këtë parlament me një argument të pajustifikuar.

Si Kryetar Kuvendi ju kërkoj të shqyrtoni kërkesën e PS për të zgjedhur presidentin bashkë ose për të shkuar ën zgjedhje 45 ditë!

Kërkoj që edhe sipas rregullores së Kuvendit dhe të thirret nesër Konferenca e Kryetarëve për të caktuar zgjedhjen e presidentit ose për të shkuar në zgjedhje të ardhshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?