Reagon Vuçiç pas lirimit të Haradinaj/ Nuk e kërkuam për çokollata, po për krime lufte
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendimi për Haradinajn është kryekëput politik.
Ai ka bërë të ditur se një ekip ligjor tashmë ka filluar të bëj një analizë për vendimin e Gjykatës së Colmarit ndaj Haradinajt.
“Nuk e kemi ftuar për çokollata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiç duke kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.
Ai tha se vendimi është skandaloz, i kundërligjshëm dhe i turpshëm. Vuçiç ka thënë se Beogradi ka ftuar ambasadorin serb në Francë që të vijë në Serbi për t’u konsultuar me të.
Po ashtu, kryeministri serb ka thënë se Serbia i ka dërguar një notë proteste Francës pas vendimit për lirimin e Haradinajt i cili po qëndronte në shtetin francez nga 4 janari i ndaluar me një fletëarrest të lëshuar nga Serbia.