Policia e kufirit do drejtohet nga një femër/ Ja emri saj

Aktualitet

Genc Merepeza, mbante deri dje postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit në Policinë e Shtetit, por me emërimet e reja që ka bërë Fatmir Xhafaj ai zëvëndësohet nga një femër.

Aida Hajnaj do të jetë drejtoresha e re kufirit.  Hajnaj ka punuar në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Drejtoresha e re duket se ka marrë përsipër një mision të vështirë kur nga kufijtë e Shqipërisë në muajt e fundit kanë dalë tonelata me hashash në drejtim të Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?