Dilni se erdhi ‘Enveri'( Rama)/ Skandal me mësuesit e Kavajës/ Video
Mesuesit e shkollava ne Kavaje kane nisur presionet ndaj nxënësve që ti bashkohen takimit të sotëm që Edi Rama do të zhvillojë në kete qytet.
Kjo video që shikoni është filmuar ditën e djeshme në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” të Kavajës ku mësuesja u kërkon nxënësve që të shkojnë në mitingun e Edi Ramës.
Fillimisht mësuesja Elona Bizhdili i bie bankës që të tërheqë vëmendjen e nxënësve dhe më pas u thotë që të shkojnë në aktivitetin që sot organizon Edi Rama në Kavajë.
Me zërin e lartë, tha: Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!