Meta thërret në takim të gjitha partitë parlamentare

Aktualitet

Pas dështimit të negociatave me dy të dërguarit e Bashkimit Europian,  kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar zhvillimin e një takimi urgjent me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare.

Sipas burimeve nga Kuvendi mësohet se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në orën 19:00 ka thirrur gjithë partitë parlamentare për të diskutuar për zgjidhen e krizës politike si dhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Vendimi i kreut të Kuvendit vjen pas një ditë të gjatë me takime me diplomatët të rëndësishëm të akredituar në vend.

Paradit, Meta u takua në Kryesinë e Kuvendit me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, ambasadoren e BE, Romana Vllahutin dhe atë të OSBE, Bernd Borchardt. Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë dështimi i negociatave për zgjidhjen e krizës politike me zyrtarët e PPE. Takimi i ambasadorëve me Metën zgjati 1 orë e 25 minuta.

Po sot paradite kreu i Kuvendit Meta u takua me kryeministrin Rama. Krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar këtë paradite, një ditë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtarë. Takimi që nisi rreth orës 09.30, zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje.  Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?