Manjani/ Arroganca çon në fondamentalizëm!
Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe dështimin e negociatave mes mazhorancës dhe opozitës të ndërmjetësuara nga përfaqësuesit e PPE-së dhe PE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se dy muash.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, anëtari i Kryesisë së LSI-së shprehet se arroganca çon në fondamentalizëm dhe se çështjet e thjeshta bëhen gjithmonë krizë.
“Arroganca çon në fondamentalizëm! Çështjet e thjeshta bëhen krizë. Zgjidhja e krizës ka kosto të lartë. Vendi paguan!Gjithmonë kështu ndodh!”
Total 0 Votes
0
0