Nikoll Lesi ‘pregatit’ tekstin e dorëheqjes nesër të Edi Ramës

David McAllister, zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein do të mbërrijnë në Tiranë për të ulur palët në bisedime. David McAllister vjen direkt me kërkesën e Ilir Metës dhe Edi Ramës. Gjermani vjen me një propozim, i cili duket se mbetet zgjidhja. Natyrisht që është konsultuar me kancelaren gjermane Merkel, e cila jo vetëm drejton BE, por kujdeset veçanërisht për Ballkanin Perendimor. Ajo mban si potenciale në Ballkan; Vuçiç të cilin e supertoi te bëhej Presidenti në Serbi dhe Edi Ramën në Shqipëri. Por propozimi që vjen direkt nga kancelarja gjermane vjen me një fletë të vogël e ku shkruhet: Jep dorëheqjen Edi, pasi prapë Luli humbet në zgjedhje! Opozita e ka kusht të panegociueshëm qeverinë teknike, ndonëse edhe vetë në PD e dijnë se përballë koalicionit Meta-Rama humbasin prapë thellë. Ndonëse parimisht nisën për zgjedhje të lira dhe mirë bëjnë, por në realitet Lulzim Basha kërkon një shteg të dalë nga çadra. Dhe realisht duhet të dalë të përballet me të majtën. Përballë zotit McAllister dhe Fleckenstein kryeministri Rama do mundohet të mos lëshojë karriken e kryeministrit, por në fund do bindet që pavarësisht nuk është ligjore dhe normale, sepse mbi të gjitha do mbizotërojë arsyeja që të mos futet vendi në krizë dhe kaos prej mungesës së opozitës. Edi Rama dhe Ilir Meta fitojnë mbi 80 mandate sëbashku, natyrisht nëse futet opozita. Ndaj mendohet se Edi Rama do të pranojë propozimin e tyre për hir të stabilitetit edhe të Rajonit të Ballkanit dhe nesër do të mbajë një fjalim historik. Një njeri i tij i besuar tregon se ka përgatitur një supërfjalim para popullit, që do jetë fjalimi me i mirë i shkruar në këto 100 vite të shtetit shqiptar. Në fund fjalimi i Ramës ka edhe këtë togjalësh ironik: Si fund të gjithë kësaj zullumhie që solle në Shqipëri dhe te kancelarja Merkel, po të them: Hajde e merre ti qeverinë në 53 ditë deri në 18 qershor dhe do të mund me mbi 1.2 milion zemra bashkë me Ilir Metën!

(Marrë nga www.spjv.it)

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments