Nga Skerdjan Dhuli/ Gjaku lumë, e prangat…bosh !
Ne kthim nga Lushnja pas lodhjes se dites, papritur rrugen ma zuri nje lum makinash qe sic rezultoi me vone, shkak ishte lumi i gjakut qe cunat e krimit kishin derdhe rruges si te babezitur qe neser te mos takoheshin me. Nje makine e bere shosh nga plumbat dhe rruga e bere lume gjaku, ishin panorama e qarte e asaj qe kishte pare Shqiperia sot. Kjo eshte Shqiperia thash me vete. Sot je, neser si dihet. Natysht qe nje shoqeri ne zhvillim, ku ka pafund probleme ekononike, sociale, shoqerore, po deshet edhe politike, ka doemos nivel te larte kriminaliteti. Por ajo qe nuk mund te mbetet pa analizuar eshte pyetja qe vjen rrufeshem: Si ka mundesi qe rivalet ne krim e gjejne nje te kerkuar nga policia, perpara kesaj te fundit ? Si ka mundesi qe krimi e gjen, e Policia jo ? Ketu me vjen ne kujtese profesori im i Kriminologjose, kur thoshte se krimineket e gjejne me lehte njeri-tjetrin sesa ti gjeje policia. Kjo ca per shkak te paaftesise se Policise, ca per shkak se krimi eshte shume hapa para policise ne mjete, financa dhe teknologji, e ca per shkak se keta e blejme Policine. Sot ne fakt mu kujtua profesori. Ai qe ne fakt u be Keshilletar i Ministrit te Brendshem, po meqe sipas Sajes ishte i paafte. Ehh kur e mendon… Por ajo qe nuk te le dot te biesh rehat ne kete vend eshte perfundimi i krimineleve. Gjaku i tyre lume neper rruget e rrugicat e Shqiperise Por prangat per ta ngelen perjetesisht bosh. Viktima shenjester e dites se sotme, eshte nje njeri mjaft i njohur per Policine tone. Ne kete vend e di i madh e i vogel se ai akuzohej per vrasje, por Policia nuk e gjeti kurre. Dhe per te na treguar qe Policia nuk eshte ajo qe duam, sot e gjeten ata qe e kerkonin me seriozitet. Ata qe e donin gjak e gjeten. Ata qe e donin ne pranga, deshtuan. Sa mbaroi ky lajm, e biseda me kolegen per kete ceshtje, mberriti lajmi i shkarkimit te zinxhirit drejtues te Policise se Shtetit. Ata qe na jane shitur per 4 vjet si suksesi me i madh ne Policine e Shtetit, sot te gjithe na dolen si te deshtuar. Pervec lojes Politike qe Qeveriu nga komiterni lart te na e shes si bindje ndaj opozites per akuzat kundrejt tyre, pervec pjeses ku keta te gjithe pa perjashtim jane te gjithe se paku pergjegjes per kanabizimin e vendit, keto levizje jane edhe nje tregues se deshtimi i tyre eshte i frikshem pare nga niveli i kriminalitetit. Sot ne kthesen e Sukthit nuk u vrane vetem dy njerez te akuzuar per vrasje por qe i shpetuan prangave. Ne fakt aty u vrane te gjitha pretendimet e Qeverise per luften e saj ndaj krimjt dhe per Policine ne krye te detyres. U vrane ulerimat e Sajmes ne Kuvend dhe neper tribuna e kudo ku gjente mikrofon para se Policia sot ishte me e mira. Ne fakt policia e Sajmes u be shosh ne kthesen e Sukthit. Prandaj Sajme, sot çunat te çojne selam. Pas bresherise qe te dha Rama kur te hodhi tuç nga ministria, edhe per shkak te lali Erit me thene te drejten. Sot dita shpresoj te mbaroje me kaq. Pas ketyre radheve me presin heronjte e demokracise dhe shpreses per voten e lire ne cader. Aty ka vertete frymezim, pas nje pesimizmi dhe trishimi nga lumi i gjakut.
Total 1 Votes
0
1