Mbytet anija me 16 emigrantë në brigjet e detit Egje

0

Si pasojë e mbytjes së një anijeje të paktën 16 persona humbën jetën në ishullin e Lesbos, përballë brigjeve turke në lindje të detit Egje, theksoi policia portuale greke. Trupat e viktimave, katër prej të cilave gra u gjetën nga një patrullim i Frontex, agjencia evropiane e kufijve, ndërkohë që një e mbijetuar, një grua shtatzënë ka mundur të shpëtojë. Autoritetet greke dhe anija Frontex vazhdojnë kërkimet në zonë. Policia portuale theksoi se nuk e dinte numrin e saktë të pasagjerëve në bordin e anijes, që është mbytur për shkaqe të panjohura në brigjet e Lesbos, me shumë gjasa nisur nga brigjet turke.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author