Kapen thasë me hashash, në kufi me Malin e Zi (FOTO)

Aktualitet

Disa thasë me hashash janë gjetur në pyll, në kufi me Malin e Zi, në vendin e quajtur Bukoviç, mbi  fshatin Brigjë, në Malësi e Madhe. Në orët e para të mëngjesit, policia dalloi përmes kamerave termike disa persona që po lëviznin  në drejtim të Malit të Zi. Kur panë se po i ndiqte policia, trafikantët hodhën thasët me hashash në pyll dhe u larguan. Thasët janë përshtatur si çanta shpine. Dy rripa janë qepur në secilin thes që ngarkohet nga banorët e zonës për t’u shitur në Malin e Zi.

Secili prej tyre mbante në shpinë nga 24 kilogram hashash.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?