Ja çfarë thotë Dashamir Shehit për ‘ata që ankohen se na lanë 1 orë pa makina’

Aktualitet

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi është shprehur se nuk është ndonjë problem i madh bllokimi i qarkullimit për 1 orë.

Duk folur nga çadra e opozitës pasditen e sotme, Shehi bëri edhe një batutë për të gjithë ata që janë ankuar për bllokimin e rrugëve nesër nga ora 11:00-12:00.

Qytetarë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë! Nesër është një ditë e shënuar. Do ketë nga ato që do ankohen se “Na latë 1 orë pa makina”… por ato i kanë lënë 50 vjet pa makina, me biçikleta lëviznin…”, tha Shehi duke rikujtuar kohën e komunizmit.

Dashamir Shehi theksoi gjithashtu se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe nuk do të ketë dhunë.

Jemi të detyruar t’i kujtojmë të gjithë shqiptarëve, se kjo është lëvizja më paqësore. Ky është gandizmi i shqiptarëve, ne do rezistojmë në mënyrë paqësore, kjo është forca jonë, forca e paqes. Fatkeqësisht jam i detyruar ta them, ky popull shpesh shkon pas të fortës, por ne duam të shkojë pas të drejtit”, u shpreh kryetari i LZHK.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?