Romir Zalla ikën nga Portokallia/ Ja ku do ta shohin tani e tutje.

Kulture

Romir Zalla rikthehet sërish në ekran, tashmë si drejtues, me këmishë të bardhë, papijon dhe tiranda në formatin televiziv më të ndjekur në botë “Late night show”.

Në një interviste për ” Panorama plus “ai tregon se “Gardërobë” titullohet emisioni i tij i ri, i cili “zhvesh” dhe “vesh” të ftuarit njësoj si në shtëpi për të na përcjellë vërtetësi dhe shumë humor në të gjitha temat që diskutohen.

Një emision ku flitet për gjithçka, problemet sociale ekonomike, mentalitetet, paragjykimet, shprehitë, nocionet, sistemet. Emisioni transmetohet në televizionin ” SCAN ” i cili në fakt është një televizion me natyrë ekonomike, por nga ana tjetër të përgatit terrenin për të diskutuar më drejtpërdrejtë probleme të tilla si pensionet, taksat, etj..”Gardërobë”, një arsye më shumë për të na shtuar buzëqeshjen.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?