Rama ironizon Dulen: Nuk je “Shën Vangjeli”

Aktualitet

Edi Rama nga Finiqi ka thumbuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen duke bërë lojëra fjalësh me të pranishmit në takim. Kreu i qeverisë i ka bërë disa pyetje banorëve se ku ishte Dule, ndërsa njëri prej të pranishmëve i thotë se ishte në gjumë.

Nga ana tjetër Rama pohoi se e njihte Dulen dhe se e kishte mik, ndërsa nuk kurseu as batutat për ‘jorgot’ dhe Athinën zyrtare.

“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?