Namir Lapardhaja: Varfëria rritet, pavarësisht propogandës qeveritare.
Ministrja e re e Rinise dhe e Mireqenies Sociale, znj. Olta Xhaçka, ka qene sot ne Berat ne kuader te shperndarjes propagandistike qeveritare ne te gjithe vendin dhe ka folur rreth arritjeve te reformes se ndihmes ekonomike edhe ne qarkun e Beratit.
Zonja Xhaçka ka thene gjate fjales se saj se ne keto 3 vite e gjysme qeverisje, ne kemi ndihmuar familjet e varfera dhe i kemi mbeshtetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit ekonomik.
Ne fakt, e verteta eshte krejtesisht ndryshe.
Sipas te dhenave te publikuara nga INSTAT-i, numri i familjeve që merrnin ndihmë ekonomike ne kete qark në fund të tremujorit të tretë 2015 ishte 2371 familje, ndersa ne tremujorin e trete te vitit 2016 ky numer eshte reduktuar ne 1800. Pra jane hequr nga ndihma ekonomike 571 familje.
Dhe kjo jo si pasoje e rritjes se mireqenies se tyre sociale dhe ekonomike, por si pasoje e rritjes dhe shtrengimit te burokracise shteterore te qeverise se Partise Socialiste.
Por nuk eshte vetem kaq. Heqja e shtresave ne nevoje nga perkrahja sociale shkon ne te njejten gjatesi vale me rritjen e varferise, uljen e vendeve te reja te punes, mbyllje masive te bizneseve te vogla dhe te mesme dhe me nje politike qe eshte kunder lirive dhe zhvillimit ekonomik.
Parimi se varferia i mban te nenshtruar njerezit realizohet me se miri sa here qe e majta vjen ne pushtet. Kjo eshte fatkeqesia e njerezve, te majte e te djathte, te cilet, pavaresisht bindjeve politike, jetojne ne te njejten varferi qe, fatkeqesisht, rritet perdite…, pavaresisht propagandes qeveritare.