Shaka e sekretarit të LSI/ Fajin e ka opozita për arrogancën e qeverisë, Rama-Meta.

Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, ka deklaruar se Partia Demokratike ka bërë opozitë të dobët në këto katër vjet, sepse qeveria ka shumë e më shumë mëkate.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë me deputeten Silva Caka dhe kryetaren e LRI Floida Kërpaçi, numri dy i LSI tha se nëse PD do kishte bërë opozitë më të mirë dhe më të fortë, disa probleme të qeverisë dhe një pjesë e arrogancës së saj do ishin goditur më fortë dhe kjo arrogancë do ishte ulur.

Janë bërë tashmë modë deklaratat e eksponentëve të lartë të LSI-së kundër punës së qeverisë, por duke haruar që janë edhe vetë pjesë e saj dhe mbajnë po aq sa Partia Socialiste përgjegjësi. Por kulmi duket se shënohet me këtë deklaratë të Brahimllarit, i cili ja hedh fajin opozitës për arrogancën e qeverisë, Rama-Meta. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?