Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli/ Video

0

Lulzim Basha ka hedhur sot ofertën e re politike duke deklaruar shprehimisht: Ta zgjedhim Presidentin nga populli!

“Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidentit! – tha Basha nga çadra e protestës, duke iu referuar qeverisë – “Ne i kemi votat,po hajdeni ta bëjmë me konsensus! “Ne i kemi paret po hajde ta blejmë bashkë!” – komentoi kryedemokrati me ironi. – Sikur po blejnë ndonjë viç për drekë! Pse, i kujt është Presidenti?! I Ramës?! I Metës?! Apo i Bashës?! Ndaj dhe oferta ime është: Të zgjedhim President nga populli!

Ndaj iu japim vetëm një dhe vetëm një ofertë: Ta ndryshojmë Kushtetutën dhe ta zgjedhë populli shqiptar! Këtë të mos e marrin si dobësi, por si zemërgjërësi! Le t’ia kthejmë Presidentin, popullit!” tha Basha.

Lexo edhe:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author