Ajsbergu gjigand i afrohet brigjeve të Kanadasë.

0

Një qytet i vogël në Neëfoundland, Kanada, është kthyer në destinacion turistik falë një “mysafiri i papritur” – ajsbergu i parë i sezonit.

“CBC News” i Kanadasë tha se rruga përgjatë bregdetit jugor u mbush me fotografë profesionistë apo amatorë që fotografonin ajsbergun gjigant, që po i afrohej bregut në qytetin e Ferrylandit.

Zona përgjatë bregdetit të Neëfoundland dhe Labrador njihet si “rrugina e Ajsbergëve”, falë numrit të madh të ajsbergëve që rrëshqasin nga Arktiku çdo pranverë.

Ky ajsberg është shumë më i madh se të tjerët dhe është afruar shumë afër bregut duke tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare përveç turistëve lokalë.

Ky rast është shfrytëzuar edhe nga agjencitë e udhëtimit që po dërgojnë turistë të shumtë në rajon, duke përfituar edhe nga fakti se ajsbergët në zonë qëndrojnë për një kohë të gjatë për t’u shkrirë përfundimisht në fund të verës.

Ky vit ndërkohë raportohet të jetë shumë i ngarkuar në zonat që kalojnë ajsbergët në Atlantik, ku kanë mbërritur shumë më tepër ajsbergë se e njëjta periudhë e viteve të kaluara.

Risultati immagini per iceberg canada

Risultati immagini per iceberg canada

Risultati immagini per iceberg canada

Risultati immagini per iceberg canada

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author