Pezullohet drejtori i Fondit të Sigurimeve. Ja emri

Aktualitet

Një skandal ka përfshirë Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Burime nga prokuroria janë shprehur se Manohasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital.

Për këtë arsye Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e këtij fondi, Erjon Manohasa. Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Përfaqësuesit e këtij spitali kanë bërë denoncim në polici dhe gjatë hetimeve është parë që drejtori Erjon Manohasa nuk ka zbatuar procedurat.

Ky i fundit është përfaqësues i PDIU-së në qeveri. Erjon Manohasa e ka marrë detyrën në tetor të 2016, duke zëvendësuar, Vjollca Brahon e cila është bërë zv/ministre tek ministria e Mirëqenies Sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?