Meta: Presim opozitën për zgjedhjen e presidentit

Ilir Meta ka shpjeguar sot se pse është vendosur që seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit është lënë pas 1 jave. Sipas Metës, besohet se do të jetë kohë e mjaftueshme që të arrihet dialogu me opozitën.

“Konferenca e kryetarëve vendosi që raundi tjetër të zhvillohet në datën 27 prill në orën 15:00. Besoj se kjo është kohë e mjaftueshme për të mundësuar një dialog me opozitën, jo vetëm për Presidentin por edhe për krizën politike.

Ne jemi për bashkëpunim, dialog dhe konsensus. Nuk duhet të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Duam që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë të lira e të barabarta”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments