Berisha/ Rama më mirë vret veten sesa ikën!

0

Sali Berisha duke mbajtur fjalën e tij të përjavshme në ‘çadrën e lirisë’ është shprehur se protesta e opozitës është njësoj si ajo e vitit 1990, kur shqiptarët u ngritën kundër klikës komuniste.

Por ndryshimi i vetëm sot, sipas Berishës është se protesta e tanishme bëhet kundër pallateve të krimit dhe drogës.

Ja fjala e mbajtur sot nga ish-kryeministrit Sali Berisha në çadër:

Sot, ulur këtu në këtë çadër, me miqtë e mi, më erdhi në mendje viti ’90. Më erdhi në mendje kur këto ishin paratë e krimit, pallatet e krimit, ne ishim në rrugë, luftonim, përpiqeshim për Shqipërinë tjetër, për Shqipërinë e votës së lirë.

Sot, dua ta themi haptas: Përsëri kemi dy botë: kemi ata që me sakrifica të jashtëzakonshme po e mbajnë këtë shesh për vete dhe të ardhmen e tyre, kurse përballë përsëri pallatet e krimit, drogës, dhunimit të votës.

Edi Rama këto kohë që i braktisi totalisht nga shqiptarët ka dalë me moton: Shqipëria e karriges sime! Shqipëria e karriges sime!

Ajo që ai shkruan prapa shpinës së tij Shqipëria që duam” nuk është veçse “Shqipëria që do ai”.

Para se t’u thotë shqiptarëve mirëmëngjesi, u thotë një gënjeshtër!

Kudo që shkon mashtron dhe vetëm mashtron!

Dhe ka inauguruar një vepër që e ka inauguruar tre vjet më parë Ilir Meta. Desh të inauguronte dhe tunelin e Elbasanit.

Premtoi 300 mijë vende pune! Mashtron shqiptarët, ju thotë se kam krijuar 200 mijë vende pune. Banka Botërore thotë se të gjitha vendet e Ballkanit sëbashku kanë krijuar 250 mijë vende pune. Për Ramën nuk ka rëndësi sa vende pune janë krijuar po mashtrimi dhe kujton se shqiptarët e besojnë.

Edi Rama premtoi autostrada, korridore, korridorin Blu, korridorin veri-jug, po asnjë km nuk bëri. Shqipëria që ndërtohet është Shqipëria e punës, e transparencës.

Ne luftojmë për Shqipërinë e botës së lirë kurse ai për Shqipërinë e karriges së tij. Ai, për karrigen e tij, krimin e ka nder, e ka lavdi, e ka shtyllë kryesore të pushtetit. Se me krimin ai emëron rektorët, ai vjedh kasafortat top-sekret të shtetit, fut tmerr e lemeri njerëzve të pambrojtur. Kurse ne duam Shqipërinë e botës së lirë.

Jemi bindur se kjo është rruga për Shqipërinë evropiane.

Edi Rama do Shqipërinë e drogës, se ajo është e karriges së tij. Ne e dimë se droga është para, por dimë se edhe është krim, shkatërrim, se pasojat e saj janë katastrofave për nj komb, ndaj ne qëndrojmë palëkundur në Shqipërinë e votës së lirë. Ne nuk bëjmë kurrë kompromis me drogës.

Ju mund të pyesni: A ikën Edi Rama? Jua them unë ju këtu: Edi Rama më parë vret veten sesa ikën!

Për të dëgjuar zërin tonë, ai e nuk e dëgjon zërin tonë. Por ju garantoj se ne do ta bëjmë që ta dëgjojë zërin tonë. Unë e garantoj se do ta dëgjojë. Por më mirë ta dëgjojë me kohë sesa atëherë kur t’ia këpusë vetes në të dy anët ose në njërin tëmth!

E thashë më mirë vret veten sesa ikën!

Vota e lirë për ju është kushti i të gjithë kushteve për Shqipërinë evropiane, për Shqipërinë e stabilitetit.

Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për prosperitetin dhe zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne kemi bindjen më të thellë se pa votën e lirë nuk ka stabilitet.

Ai po shpërndan shqiptarët nëpër Evropë. Deri pak kohë më parë ishim në vendin e parë në Gjermani, ndërsa sot dalim në Francë. Vendi me aq pasuri bën që shqiptarët të bredhin si hebrenjtë në shkretëtirë se ka këtu një kriminel.

Unë e kuptoj mirë, se ia di psikologjinë. Atë e gënjen mendja se mund ta rrëmbejë votën, lirinë, atë e gënjen mendja se mund të vazhdojë pushtetin.

I them se për të gjitha këto do ta paguash dhe do ta paguash aq shtrenjtë, po do të jetë tepër vonë, se do t’i kesh rënë vetes në të dy tëmthat!

Ju ftoj të vazhdoni këtë beteje, është betejë e shenjtë, është betejë për më të çmuarën që ka një komb! Mjerë ata që mund t’ia prekin shqiptarëve atë!

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author