Ben Blushi/ Rama dhe Meta po përgatiten ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ben Blushi dhe Ilir Meta  kanë pasur një përplasje gjatë seancës së sotme në Kuvend. Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se nuk po zgjidhet presidenti dhe se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Me Ben Blushin replikoi kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ai tha se kërkesa për shtyrjen e afateve të koalicioneve ishte vullnet për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale

Meta tha gjithashtu se maxhoranca po pret kontributin e opozitës për zgjedhjen e Presidentit.

“Nuk marr përsipër të intepretoj çështjen e procedurave por kam përshtypjen se vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe sesa ndoshta ajo proceduriale për t’i dhënë mundësi partive dhe koalicioneve të përfshihen për garën e 18 qershorit. Dhe për çështjen e presidentit qëllimi ka qenë jo për të dështuar raundet por mosparaqitja e kandidatëve vjen për të treguar vullnetin për të bashkëpunuar me opozitën. Është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, tha Meta.

Kreu i partisë LIBRA, Ben Blushi, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se po përgatiten ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Blushi tha se ky skenar nuk e zgjidh krizën politike në vend, ndërsa theksoi se maxhoranca e ka emrin e Presidentit të ardhshëm porr nuk e publikojnë. Sipas tij, kreu i ri i shtetit do jetë një figurë e kapur politikisht.

Sa i takon kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, Blushi tha se është një përpjekje për të prishur zgjedhjet e 18 qershorit.

“Po djegin raundet e zgjedhjes së Presidentit sepse duan zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhjet e parakohshme nuk zgjidhin asgjë. Doni ta zgjidhni presidentin pas zgjedhjeve? Dikush nga këta të dy mund të shkojë president.

Do shkoni në koalicion bashkë? Por kjo nuk e zgjidh krizën.

Kjo krizë deri sot është një krizë pallati, luhet në një pallat politik, në pallatin e politikës shqiptare. Janë tre çadra, e kryeministrit, kuvendit, bulevardit. Por për fat të mirë është krizë pallati. Nëse zgjat përtej 18 qershorit, nga krizë pallati shkon në krizë populli. S’do doja kurrë të ndodhte. Në 97 populli doli në rrugë për t’u mbrojtur. Populli është në shtëpi, do të mbrojë pronën e vet. Nëse ftojmë popullin në krizë, mijëra vende pune do humben, shpresat e njerëzve do zbehen”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments