Lirohet shefi i rendit të Vlorës, i akuzuar për trafik kanabisi

Aktualitet

Gani Abazi, i arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve në Tepelenë e Vlorë për llogari të grupeve kriminale ka mundur të fitojë lirinë.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar masën e sigurisë arrest me burg dhënë ndaj Abazit, duke caktuar ndaj tij masën e arrestit në shtëpi.

Abazi u prangos më 3 shkurt për llogari të hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Tepelenë e Vlorë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?