Sport

Ancelotti për arbitrin: Ishte më i dobët se Bayerni im!

Carlo Ancelotti ka dalë mjaft i zhgënjyer para gazetarëve me skuadrën e tij, por edhe me gjyqtarin Viktor Kassai të cilin e bën përgjegjës për rezultatin.

“Gjyqtari Kassai? Ishte më i dobët se sa Bayerni im”, – tha Ancelotti gjatë konferencës për media.

“Kështu të dhemb më shumë. Kisha ëndërruar një natë perfekte, atë të përmbysjes dhe i shkuam vërtet shumë afër. Më pas gjithçka u shumua dhe mbi të gjitha për shkak të arbitrimit të diskutueshëm që do të tërbonte edhe trajnerin më të qetë” – thotë Ancelotti menjëherë pas takimit duke mos e fshehur zemërimin.

“Ishim shumë pranë një ndeshjeje perfekte, por nuk i kisha bërë llogaritë me arbitrin. Jam krenar për lojtarët e mi që dhanë maksimumin dhe madje më shumë. Kur arritëm në shtesë e kishim lojën nën kontroll dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi…

Arbitri bëri shumë gabime dhe është e qartë që nuk ishte në lartësinë e duhur. Nëse më parë kam qenë kundër moviolës në fushë, tani jam absolutisht dakord. Është e pamendueshme që një person të vendosë i vetëm për një garë kaq të rëndësishme” – thotë trajneri italian.

“Edhe Zidane ishte dakord me mua në fund të ndeshjes. Nuk e meritonim të largohshim. A na ngushëllon vetëm fitorja e kampionatit? Unë besoj se po, por mos më pyesni mua për këtë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?