Thethi shpallet qendër e mbrojtur historike/Foto

Art

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka shpallur fshatin Theth- Qendër e Mbrojtur Historike-, duke i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’i japë Thethit statusin e Qendrave të mbrojtura Historike, fshatit me bukuri të rrallë në mes të Alpeve në Veri të Shqipërisë.

Qendra Historike e fshatit Theth që propozohet, është pjesa me vlera urbanistiko- arkitektonike e fshatit dhe hapësira që mbart vlera të rëndësishme historike, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të fshatit drejt krijimit të një qendre të banuar dhe tiparet urbanistiko-arkitekturore që u formuan gjatë historisë së tij. Pjesa dërrmuese e fshatit ruan ndërtime të vjetra me vlera arkitektonike e konstruktive dhe rrjetin rrugor karakteristik. Këto ndërtime janë të lidhura me mjedisin tradicional, i cili është pjesë e Qendrës Historike. Brenda kësaj Qendre përfshihen objekte monument kulture të kategorisë së parë si Banesa e Lulash Kecit (Muzeu Etnografik i Dukagjinit), Kulla e Nikoll Zef Koçekut (Kulla e Ngujimit),

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *