Si u manipuluan votat për shkarkimin e Danaj-t

Sadrit Danaj, ish-kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, prezantoi dje përpara gazetarëve dokumentacionin e mbledhjes skandaloze të datës 11 prill, ku u kërkua jashtë rendit të ditës mocionin e besimit ndaj tij dhe procesin e manipuluar që e largoi nga detyra. Konferencën e shtypit me gazetarët Danaj e mbajti në selinë e lëvizjes ZGJIDHJA në Vlorë, sepse, siç deklaroi: “Unë mendoja ndryshe nga PS-ja dhe jam me filozofinë e lëvizjes ZGJIDHJA”.

Danaj kishte vendosur në një stendë të 15 votat që thuhet se ishin dhënë nga anëtarët e Këshillit të Qarkut Vlorë, por mes tyre mungonte vota e pavlefshme për të cilën ai, ditën e mbledhjes, kërkoi transparencë përpara mediave dhe anëtarëve të këshillit dhe në vend të saj ishte vendosur një votë tjetër. Danaj tha se edhe disa vota të tjera nuk gjendeshin mes atyre që prezantoi dhe e quajti të paligjshme që kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë është rrëzuar më këtë proces të manipuluar.

Danaj tregoi edhe presionin e paparë dhe terrorin psikologjik që u ushtrua atë ditë përpara votimit, që të arrihej largimi i tij. “Në sallë ishin 5 kryetarë bashkie, 3 deputetë, ministri me truprojë, policët bashkiakë. Kryetari i bashkisë lejoi krime të rënda për demokracinë dhe mendimin e lirë”- u shpreh Danaj. Ai akuzoi ministrin Gjiknuri për presion mbi procesin si dhe PS-në që lejoi që të bëhej. “Ju e patë vetë se si u fut truproja e tij dhe u përlesh me mua pse kërkova diçka të drejtë” – tha Danaj. Ai tregoi edhe shenjat që ishin bërë të fletët e votimit, me aeroplanë dhe shenja të tjera identifikuese si një votë e kontrolluar.

Danaj kërkoi që të mos lihej me kaq kjo shfaqje e shëmtuar dhe antiligjore. “Fleta e pavlefshme nuk gjendet aty dhe unë kam bërë denoncim, duke kërkuar ndjekje penale. Përgjegjësinë kryesore e ka komisoni i votimit dhe kjo vepër dënohet me 7 vite burg. Po pres që të zbatohet ligji. Dua t’i bëj thirrje deputetit të parë të Vlorës (Edi Rama), që të bashkohet me ZGJIDHJEN. Gjiknuri duhet të japë dorëheqjen nga detyra dhe populli i Vlorës ta përzërë si koordinator dhe deputet. Ai i dha postin e kryetarit të OSHEE në Sarandë atij që ishte kryetar komisioni. Dua t’i bëj thirrje edhe prefektes që ka dosjen e plotë që të mos e konfirmojë këtë proces palaço. I bëj thirrje edhe drejtuesit të universitetit të Vlorës që të dy pedagogët e tij Moçka dhe Balla t’i shkarkojë nga detyra, sepse kanë njollosur emrin e Ismail Qemalit”-tha Danaj./Vloranews

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments