Nga Hasan Metuku: Populli në Çadër, Nexhmije Hoxha feston në vilë!

Shkrime

Njeriu nuk shikon mbrapa. Ne nuk flasim për vitin që shkoj. Ne nuk flasim madje as për javën që shkoj.
Ne flasim për sot, dhe ne flasim për betejën e radhës. Kjo është gjithçka mund të bëjmë dhe kontrollojmë”!

Heronjtë tanë janë njerëzit e thjeshtë, janë ata që vizitojnë Çadrën e Lirisë për afro 60 ditë dhe që gërmojnë për të nxjerrë nga balta e hedhur gjatë kohës, themelet e Republikës së Re, republikës moderne, të identitetit dhe Lirisë së shqiptarëve!

Fati i ardhjes së kësaj Republike po përcaktohet tani pasi përfaqësuesi i gjeneratës së Re, nuk pranoi rehatinë, komoditetin dhe mundësinë për tu bërë kryeministër duke pritur ndërkohë që populli lëngon në mjerim!

Lulzim Basha, mban sot me oksigjenin e energjive, intelektit, kurajos prej Lideri dhe dinjitetit të tij prej qytetari të lirë frymën e revoltës popullore, për dinjitet dhe shpresë, për të një ardhme ndryshe nga ajo e “Shkëmbit të granitit” buzë Adriatikut dhe Jonit!

Absurdi i kohës së Rilindjes të Edi Ramës është:
Populli në Çadër, Nexhmije Hoxha feston në vilë!

Ndaj kjo është koha jonë, dhe kjo është gjithçka që ne mund të bëjmë dhe kontrollojmë, të hedhim me qëndresë përfundimisht në analet e historisë pinjollët komunisto-socialiste, Pjellën e Ligësisë dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!

Qeveria nuk do të mund ta shesë më si të pa vërtetë zemërimin popullor!

Zgjedhje pa opozitën nuk mund dhe nuk do të ketë!
Opozita po shkruan me qëndresë një kapitull të ri në historinë tonë!

Tomas Xheferson shkruante:

“Në çështjet që kërkojnë stil, noto nga shkon rryma, në çështjet e principeve qëndro si një shkëmb!”

#Zgjidhja jemi Ne
#Ndryshimi jemi Ne
#Ngrihemi Bashkë
# Zgjedhje të Lira
#Republikë e Re
# Shqipëri e Shpresës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?